Zhunior mban gjallë Shkëndijën, arbitri e bën baltë!

Në Norvegji do të ishte e vështirë, por kur në mes futet edhe arbitri, atëherë bëhet e pamundur. Shkëndija mundet 3-1 përballë kampionëve të Rozenborgut, por në fushë, skuadra shqiptare tregoi shumë grintë, ritëm dhe prodhoi futboll, kryesisht në pjesën e dytë, kur pati shanse të mira dhe, në fund, arbitri i sfidës, Orel Grinfeld nga Izraeli, nuk sheh një penallti për kuqezinjtë, që do të çonin shifrat në 3-2 dhe ndryshe do të flitej më pas…

E megjithatë, goli i vetëm i brazilianit Zhunior mban ende gjallë çdo shpresë dhe mundësi, sepse nëse Shkëndija përsërit pjesën e dytë dhe nuk bën gabimet amatore në mbrojtje të pjesës së parë, mund t’ia dalë. Skuadra e Qatip Osmanit, pas pushimit, hyri në fushë me tjetër ritëm.

https://www.youtube.com/watch?v=bjnysqW6NDw

Vendësit shënuan tre gola që në pjesën e parë, me Jebali (parabolë perfekte), Bendtnerin dhe Levin, ndërsa në pjesën e dytë u zgjua Shkëndija, me guxim dhe dëshirë, edhe pse i mungoi edhe fati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online