Zhordi Krujf: Nuk e nënvlerësojmë Tiranën, e vështirë të luash futboll kaq herët

Trajneri i Makabit të Tel Avivit, Zhordi Krujf, ka folur për mediat para sfidës së nesërme në Netanja, kundër Tiranës.

Për Krujfin është eksperienca e dytë në stol te Makabi, sepse ishte drejtor sportiv dhe e merr drejtimin vetëm në situata emergjence: “Vendimi u mor pas diskutimit me pronarin Miç Goldhar pas finales së kupës. Diskutuam çfarë ka ndodhur në sezonet e fundit dhe vendosëm që ky ishte drejtimi i duhur. Pas 5 vitesh si Drejtor Sportiv, vendosëm që të ndërmerrja këtë drejtim”.

Barcelona i ka ofruar një post drejtues kohët e fundit, por: “Unë dua të jem trajner, Barcelona nuk më bëri një ofertë të tillë, ndaj preferoj të qëndroj te Makabi, ku jam gati të bëj trajnerin, ndryshe nga momenti kur e mora në janar”.

Ndeshja kundër Tiranës: “Është ndeshja e parë e sezonit, me një lloj përgatitjeje shumë të ndërlikuar. Është shumë e vështirë që lojtarët ta nisin kaq herët sezonin, pas 11.5 muajsh futboll, vetëm për shkak se nuk e fituam dot kupën. Prioriteti është të bëhemi gati dhe të përqendrohemi te loja jonë. Synimi dhe përqendrimi ynë është te ndeshja e nesërme, e para për këtë sezon dhe nuk do ta nënvlerësojmë kundërshtarin”.

Është larguar ylli i sulmit, Tal bBen Haim: “Do të na duhet të bëjmë edhe pa të, më parë kemi humbur edhe Eran Zahavin. Ben Haim ishte një lojtar special, tani duhet të gjejmë një zgjidhje për ta zëvendësuar, ndaj nuk i kemi zënë të gjashta vendet e lojtarëve të huaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *