Hapi i dytë rresht i gabuar për Lacion, që pas humbjes kundër Milanit mposhtet edhe nga Xhenoa, këtë radhë në Olimpico, 2-1.
Vendosin golat e ish-it Goran Pandev, i cili i ka shënuar golin e pestë Lacios, dhe Laksalt në shtesë. Ky i fundit shënoi edhe para nisjes së shtesës, por VAR e anuloi. Parolo barazoi përkohësisht për Lacion, që luajti një ndeshje të dobët dhe ndjeu shumë mungesën e Milinkoviç-Saviç.
Paraqitje e dobët nga gjithë skuadra, nuk mund të bënte përjashtim edhe Strakosha, i vlerësuar me notë 5,5 deri në 6.
Lacio mbetet në vendin e tretë, por Interi e Roma i janë afruar ndjeshëm.