Konte në greminë, Çelsi fëlliqet në derbi

Nëse ekzistonte ndonjë dyshim, tashmë nuk ka më: Çelsi është në krizë dhe Antonio Konte është shumë pranë shkarkimit, pas humbjes së thellë 4-1 në derbin ndaj Uotfordit!

Trajneri i Bluve e ka humbur kontrollin e situatës dhe skuadra është shumë nervoze, me mesfushorin Bakajoko që doli me karton të kuq që në minutën e 30-të.

Dini me 11-metërsh shënoi për Uotfordin në fund të pjesës së parë, por u duk se Çelsi u ngjall kur Hazard barazoi me një gol të bukur në minutën e 82-të. Thjesht sa ngacmoi “grerëzat”, sepse nga minuta e 84-t deri në fund Uotfordi shënoi 3 gola, me Janmat, Deulofeu dhe Pereira.

Fitorja qetëson ndjeshëm në renditje Uotfordin, tashmë 6 pikë larg fundit, ndërsa Çelsi mbetet në vendin e katërt dhe Totenhemi është gjithnjë e më pranë.

Largimi i Kontes duket çështje kohe, askush nuk mund të presë pa fund për të parë Çelsin e sezonit të shkuar.

Ndërkaq, sulmuesi i huazuar te Dortmundi javën e shkuar, Miçi Batshuaji, në Twitter poston 4 fytyra duke qarë, si 4 golat e Uotfordit. Humor i hidhur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online