Edon Zhegrova vazhdon t’i ketë minutat me pikatore te Juventusi, pavarësisht se u afrua me bujë të madhe dhe pritshmëritë janë tejet të larta për të. Megjithatë, edhe në ato pak minuta, ai ka ditur të tregojë se çfarë di të bëjë kur ka topin në këmbët e tij. Ish-lojtari i Juventusit, Xhakerini, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën. Në një intervistë për “Tuttosport” ai ka thënë se futbollisti nga Kosova është i një klasi botëror dhe zotëron një talent të pamasë.
“Ai është një lojtar i klasit botëror dhe një talent i pafundëm. Sigurisht që pikëpyetja qendron te fitnesi i tij. Duhet ta sjellim në 100%-shin e tij. Si? Duke e futur në lojë. Vitin e shkuar ai pati disa dëmtime serioze erdhi në fund të dritares së transferimit. Me pak më shumë minuta në lojë, ai mund të gjejë vazhdueshmëri”, ka thënë Emanuele Xhakerini./Sport Ekspres/