Zhegrova do të jetë dhurata e klubit për Konten, Napoli e ndjek prej 8 muajsh

Në Itali janë të bindur. Edon Zhegrova do të jetë dhurata e Napolit për Antonio Konten. “Corriere dello Sport” ka bërë me dije se klubi napoletan kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Lilës në merkaton e verës. Sipas medias italiane, drejtori sportiv i Napolit e ndjek prej 8 muajsh lojtarin shqiptar.

Mësohet se ky i fundit ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij me Lilën, e cila përfundon verën e vitit 2026. Në këtë mënyrë, klubi francez do të jetë i detyruar të shesë Edon Zhegrovën, në mënyrë që të mos rrezikojë largimin e tij me parametra 0. Napoli mund të sigurojë firmën e futbollistit të Kosovës për një shifër prej 20-25 milionë eurosh./Sport Ekspres/