Zhbllokohet Higuain, Juve thyen Olimpiakosin

Bardhezinjtë arrijnë të fitojnë në 45’ e dyta përballë helenëve, duke u rikthyer te fitorja në Champions. Edhe Manxhukiç deçiziv

Fiton Juventus, zhbllokohet Higuain dhe bardhezinjtë i rikthehen festës në Champions. Pas dështimit në mbrëmjen e Barcelonës, mbrëmë, në Torino Juve ka treguar disa momente hezitimi, sidomos në 45’ e para, por, më pas, në 45’ e dyta, aktivizimi i “Pipitas” ka ndryshuar gjithçka.

JUVE E VAKËT – Pa Higuainin në formacion dhe me eksperimentin e fundit të Alegrit (Sturaro mbrojtës krahu dhe në sulm me dyshen Dibala-Manxhukiç, të mbështetur nga Kuadrado dhe Dagllas Kosta nga krahët), Juventusi nuk e nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Madje rastet më të rrezikshme do të t’i ketë Olimpiakos. Starti duket premtues, sidomos kur Dibala ngre peshë stadiumin e Torinos, teksa tenton, përmes kombinimeve me Manxhukiçin, duke detyruar mbrojtjen helene që të bëjë gabime dhe madje të shkaktojë goditje dënimi. Madje, në gjashtë raste që janë krijuar në pjesën e parë, katër nga të cilat mbajnë firmën e “Joya”-s.  Por, nga ana tjetër, mesfusha me Matuidin dhe Bentakur duket paksa e hutuar, teksa Pardo dhe Seba rrezikojnë disa herë portën e Bufonit. Ndeshja zhvillohet në mefushë, teksa në fund të pjesës së parë, Juventusi zgjohet dhe Sturaro godet me kokë në zonën kundërshtare, por topi pritet nga Proto. Në fund 45’ e para mbyllen me rrjeta të paprekura.

ZHBLLOKON “PIPITA” – Pjesa e dytë do të startojë me Juventusin që tenton të ndryshojë diçka në lojën e saj dhe Alegri mendon se ka ardhur koha për të aktivizuar Higuainin. Jashtë Kuadrado dhe në fushë “Pipita”. Një ndërrim  që shpërblehet, teksa 9’ pas aktivizimit argjentinasi zhbllokon rezultatin. Krosim i Aleks Sandros, Higuain godet, portieri helen devijon, topi i shkon sërish në këmbë argjentinasit që këtë herë nuk fal. Gol dhe “Allianz” është e tëra në këmbë. Sulmuesi argjentinas nuk shënonte që nga dhjetori i 2016-s në një ndeshje Championsi (Juventus – Dinamo Zagreb). Juventusi rimerr në dorë fatet e ndeshjes dhe në të 80’ Higuain kroson për Dibalën, i  cili godet, por Engels shpëton në vijën fatale dhe Manxhukiç nuk fal, duke futur në rrjetë topin. 2-0 dhe bardhezinjtë marrin 3 pikët e rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online