Çelsi “dhunon” stadiumin e ri të Atletikos, Barçës i mjafton një autogol

Pas dy fitoresh, Atletiko e Madridit ka provuar humbjen në stadiumin e ri “Ëanda Metropolitano”, ku ka debutuar në Champions duke u mundur 2-1 nga Çelsi. Një humbje e dhimbshme për spanjollët, në minutën e fundit shtesë, në një kohë që shkuan në pushim në avantazh me një gol nga Grizman nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë Çelsi ishte më mirë dhe fillimisht Morata gjeti barazimin, ndërsa Batshuaji goditi në shtesë, duke futur në telashe Atletikon, që mbetet 3 pikë pas Romës së vendit të dytë, ndërsa Çelsi kryeson me pikë të plota.

Fitorja e radhës për Barcelonën, triumfuese 1-0 në Lisbonë, ndaj Sportingut, në një ndeshje ku në fakt “blaugranat” vuajtën dhe u desh një autogol nga Koates në pjesën e dytë, për të çuar 3 pikët në Katalonjë, me Barcelonën që ka regjistruar fitoren e tetë rresht.

Juventusi ka mposhtur me vuajtje Olimpiakosin 2-0, sepse u desh që të futej në fushë Higuain dhe të zgjidhej ndeshja, fillimisht nga goli i argjentinasit në minutën e 69-të dhe më pas nga Manxhukiç në minutën e 80-të.

Mançester Junajtid shpartalloi CSKA-në në Moskë, duke triumfuar 4-1. Lukaku dy gola, Marsial dhe Mkitarjan shënuan pa u mbushur një orë lojë, ndërsa Kuçaev shënoi një gol pa vlerë në fund për rusët e pafuqishëm.

Triumf total i Bazelit të Taulant Xhakës, që shpartalloi 5-0 Benfikën, rezultat realisht i bujshëm, pasi Benfika është një emër i madh dhe ka vite që dominon në Portugali. 90 minuta për Xhakën, shoqëruar nga një karton i verdhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online