Zguro largohet nga Luftëtari pa polemizuar: Nuk e hedh poshtë bukën që ha

Vangjel Zguro është edhe zyrtarisht një ish-futbollist i Luftëtarit. ‘Divorci’ i bërë publik prej ditësh nuk ishte konfirmuar ende nga klubi gjirokastrit, por sot ka qenë vetë mbrojtësi i majtë ai që me një postim në Facebook i ka dhënë lamtumirën ish-skuadrës së tij, ku luajti gjatë gjithë vitit 2017, duke qenë një titullar fiks në krahun e majtë.

“Dua të njoftoj se nga ky moment nuk jam më lojtar i Luftëtarit. Respekte pa fund për këtë ekip dhe për tifozët, respekte për trajnerin Hasan Lika, për shefin e klubit Antonio Nora dhe për djalin e presidentit, Llambro Tavo. Zguro aty ku ha bukë nuk hedh poshtë, kështu që vetëm respekte dhe sukses Luftëtarit. Forca Luftëtari”, shkruan Zguro në Facebook, duke gharruar ndoshta pa dashje të përshëndetet edhe me presidentin Grigor Tavo.

Gjatë vitin 2017 Zguro luajti 25 ndeshje në Superiore, 21 herë nga minuta e parë, duke koleksionuar 11 kartonë të verdhë e një të kuq, një mesatare goxha e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *