Skënderbeu e nis me humbje në Turqi, tre gola në pjesën e dytë

0

Skënderbeu ka luajtur sot miqësoren e parë në territor turk, sepse është ndeshur me Bursasporin, skuadër që mban vendin e nëntë përkohësisht në Superligë, duke qenë në garë për një vend në Europa League.

Korçarët e nisën me formacionin e vet më të mirë, duke përjashtuar kapitenin Orges Shehi, sepse tani e tutje do të krijohet hapësirë për portierin rezervë Aldo Teqja, i cili deri në fund të sezonit duhet të tregojë se e meriton të konfirmohet si titullar për sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, edhe Bursaspori luajti me më të mirët, duke provuar formacionin e zakonshëm që përdor në kampionat.

Pjesa e parë pati ritëm të ulët dhe Skënderbeu kontrolloi mirë sulmet e kundërshtarit, edhe pse nuk krijoi shumë vetë. Asnjë gol dhe pak emocione në këtë pjesë loje, ndërsa gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë.

Sapo filluan 45 minutat e dyta, Bursaspori gjeti golin me një kundërsulm perfekt, që nxorri të vetëm me portierin e Skënderbeut mesfushorin Jusef Erdogan, i cili nuk gaboi, i vetëm me Dajsinanin e futur në pjesën e dytë. Minuta e 51-të dhe Bursaspori në avantazh.

Zëvendësimet kishin nisur që në pushim dhe vazhduan gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa fundi i takimit ishte i tëri për Bursasporin, që krijoi raste me shumicë, derisa sulmuesi i ri Sinan Bakësh gjeti giolin e dytë në minutën e 89-të.

Tre minuta shtesë, plot raste për turqit, që në minutën e 93-të fituan një 11-metërsh, shënuar qetësisht nga sulmuesi Kembo-Ekoko.

MIQËSORE

Bursaspor – Skënderbeu               3-0

Shënues: Jusef Erdogan 51’, Sinan Bakësh 89’, Zhire Kembo-Ekoko 90’+3 pen.

Formacioni titullar i Skënderbeut

Teqja, Vangjeli, Osmani, Jashanica, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, James, Soue.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.