Më në fund Totenhemi është zgjuar nga gjumi i thellë dhe pas plot 512 ditësh kanë finalizuar blerjen e parë. “Gjelat” e Londrës kanë siguruar shërbimet e Xhek Klark, talentit të Lids Junajtid.
Anglezi ka kaluar vizitat mjekësore ditën e sotme dhe do të firmosë me londinezët, ndërkohë që Lids përfiton 8.5 milionë sterlina nga ky transferim.
18-vjeçari Klark ka debutuar si profesionist në tetor të vitit të kaluar dhe që atëherë ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme. Nën drejtimin e Marselo Bielsës djaloshi numëron plot 25 ndeshje. Aktivizohet në të dy krahët e sulmit.