“Zgjohet” ndaj ekipit “amator” në Turqi, Sadiku kërkesë trajnerit: Më jep shansin se i shënoj Beshiktashit

Nga Klaudio Ndreca

Shumë më ndryshe nga aventura e tij e fundit te Malaga, Armando Sadiku nuk po arrin ende që të lërë gjurmë në skuadrën e re te Erzurumspori. Sulmuesi shqiptar nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe nuk po e gjen veten në Turqi.

Për ta nisur nga një karton i kuq në takimet e para, te minutat e pakëta dhe fakti se nuk e ka gjetur ende golin e parë. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar kundër Eroksporit që u fitua në shifrat 5-1 për Kupën e Turqisë, Sadiku luajti për 90 minuta.

Një ndeshje ku u luajt ndaj një skuadre të Ligës së Tretë të Turqisë dhe profesionalizmi nuk ishte i niveleve më të larta. Megjithatë performanca e Sadikut ishte mbreslënëse në këto 90 minuta duke dhënë edhe një asist, i pari te Erzurumspori.

Në deklaratën pas ndeshjes, mes një prononcimi të shkurtër ka pasur edhe një kërkesë për trajnerin. “Është koha që unë të shënoj. Nëse do të shënoj një gol, të tjerë do të vijnë. Nëse trajneri më jep shansin do të bëj gjithçka përpara dhe do të shënojë kundër Beshiktashit”, u shpreh Sadiku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online