Mori rolin e drejtorit tek Teuta, flet Sulejman Starova: Me të drejtë na mendojnë si fituese të titullit kampion

Sulejman Starova ka marrë një detyrë të re gjatë ditës së djeshme duke u zyrtarizuar si drejtori teknik te Teuta. Një rikthim ky te durraskët, por këtë herë jo më në rolin e trajnerit. Gjatë një prononcimi për “Top Channel”, është folur për objektivat që ka klubi duke ditur faktin se nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon. Starova është shprehur se janë të gjitha kushtet dhe mundësitë për të arritur objektivat madhore, por nga krahu tjetër nuk duhet të harrohet konkurrenca në këtë sezon.

“Kampionati është i gjatë dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë në janar. Mundësitë janë që të realizojmë objektivat që ka Teuta. Ajo që na ka munguar është fati, por edhe konkurrenca është e madhe. Me të drejtë njerëzit e konsiderojnë Teutën si kandidate për titull se nuk i mungon asgjë, kushtet janë shumë të mira, por e përsëris pjesën e konkurrencës. Sa i përket detyrës sime të re, unë me Martinin kam punuar edhe herë tjetër, megjithëse e kam edhe shok. Do mundohem me aq sa kam mundësi për të ndikuar sadopak për të arritur ato objektivat madhore”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online