Zgjodhi Shqipërinë nga “frika” e Muriqit?! Arsyeja e pallogjikshme e presidetit të FFK-së: Daku nuk pranoi konkurrencën me Muriqin

Afrimi i Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës në Kombëtaren shqiptare të futbollit vazhdon të prodhojë polemika në Kosovë. Së fundmi, ai që ka thyer heshtjen ka qenë presidenti i FFK-së. Agim Ademi ishte i ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në “Klan Kosova”, ku ka dhënë shpjegimin e tij për largimin e Dakut drejt Shqipërisë. Ai u shpreh se Daku nuk ka pranuar konkurrencën me Vedat Muriqin. Një arsye e pallogjikshme, duke ditur faktin se në Kombëtaren kuqezi konkurrenca e sulmuesit të Rubin Kazanit do të jetë me Armando Brojën. Ky i fundit është vetëm 22 vjeç dhe luan me Chelsea-n, ndërsa Muriqi ëshë në moshën 29-vjeçare dhe nuk është një futbollist për të ardhmen afatgjatë të Kosovës.

“Ne nuk e përdorëm atë pjesën e djegies. Ta fusim dy minuta dhe ta djegim. Jo, Kosovën ose e do me zemër, ose nuk e do. Fatbardhësisht ne kemi plot talente, shumë lojtarë. Për momentin jemi ne dy konkurentë dhe për momentin jam unë në formacion te ky trajner. Nuk e shoh që është shumë e llogjikshme për shembull, për shumë futbollistë që thonë: ‘Ah, unë jam rezervë tani. Kush e ndërron Muriqin’. Ja që erdhi momenti për ta ndërruar. S’kemi Muriqin, kemi Muhamet Hysenin që shënoi gol.

Daku nuk e ka pranuar konkurrencën me Muriqin? Dakun, nuk e di për çfarë ka shkuar. Sigurisht që për atë pjesë të konkurrencës kanë shkuar. Unë i kam dëshiruar sukses pasi kanë shkuar. A më ka ardhur mirë? Jo. Po të kisha mundësi të gjithë lojtarët do t’i ndaloja këtu. Nuk e kisha lëshuar as Dakun, as Mujën. Por unë nuk i ndal me zor. Kemi një memorandum bashkëpunimi dhe unë mund të ndaloj cilindo”, ka deklaruar Agim Ademi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online