Alban Bushi ka një brez të artë te Shqipëria U-21, ndoshta më të mirin e viteve të fundit. Në mesin e talenteve me shumë potencial dhe që pritet të shpërthejnë, është edhe Arda Kurtulan.
Ky i fundit është pjesë e Diyarbekir në huazim pasi kartoni i tij zotërohet nga Adana Demirspor. Talenti 20-vjeçar është një emër për t’u mbajtur shënim, teksa zgjodhi rrënjet e gjyshërve për të përfaqësuar Shqipërinë.
Në ditën e djeshme, Arda Kurtulan është bërë qytetari më i ri i Bashkisë Lushnje. I shoqëruar nga menaxheri i Kombëtares U-21, Denis Lilo, futbollistit iu dha pasaporta shqiptare dhe nga tani është gati për të luajtur edhe në ndeshjet zyrtare me Shpresat e Alban Bushit. /Sport Ekspres/