Zgjedhjet në FSHF/ Fino lë funksionet e Partisë, mbetet vetëm deputet

Bashkim Fino ka vendosur të lërë funksionin e vet si sekretar organizativ dhe administrativ i Partisë Socialiste.

Kandidati për t’u bërë president i FSHF-së ka njoftuar sot se ka paraqitur dorëheqjen nga ky post, “për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF”.

Kjo do të thotë se Fino shkon drejt zgjedhjeve të FSHF-së, muajin e ardhshëm, si deputet i Partisë Socialiste, pra ndarja nga politika aktive është e pjesshme.

NJOFTIMI I FINOS NË FACEBOOK

“Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF.

Bashkim Fino”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *