Vora surprizon Tërbunin në miqësore, Mezini eviton humbjen

0

Ekipi i Tërbunit luajti dje një miqësore kundër Vorës me pretendime në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Skuadra pukjane humbi në pjesën e parë me rezultatin 1-0, ku golin për miqtë vorakë e ka shënuar Fuçia në minutën e 11-të të takimit. Në pjesën e dytë, kanë shënuar pukjanët me anë të Mezinit, një nga lojtarët e tyre më në formë këtë sezon. Duhet theksuar se për Tërbunin kjo ishte miqësorja e dytë, ndërsa vorakët kanë bërë një surprizë të këndshme dhe një paraqitje dinjitoze, dhe me përforcimet që kanë kryer synojnë të ngjiten në të Parën duke mos e humbur kryesimin e tabelës.

KREPI – Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i skuadrës pukjane, Kreshnik Krepi, ka pohuar: “Skuadra bëri paraqitje të mirë, por jemi në kulmin e përgatitjeve dhe normalisht të tilla takime vlejnë më shumë për të parë skuadrën se sa rezultatin e ndeshjes. Mendoj se do të rritemi akoma më shumë”.

Tërbuni – Vora    1-1

Shënues: Fuçia 11’/ Mezini 60’

Tërbuni: Mehidri, Zagani, Shytani, Rrustemaj, Prendi, Pepa, Mezini, Hasaj, Taku, Gjini, Shaba. Trajner: K. Krepi. (U aktivizuan: Hoxha, Blinishta, Dallnesi, Ujka).

Vora: Sula, Abazaj, Balliu, Gjikola, Mashi, Ferraj, Laçi, Mziu, Laçka, Fuçia, Sejdini. Trajner: K. Gjani.

Gjyqtarë: A. Kyçyku, K. Prenga, Xh. Dodaj

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.