Dinamo në zi, vdes një pjesë historie

Sot u krye inaugurimi i nisjes së punimeve për ndërtimin e selisë së FSHF-së, në kompleksin Dinamo, që tashmë nuk do të quhet më kështu. Realisht, Dinamo ka ikur prej vitesh prej aty, sepse në vitin 2011 u nxorr me forcë nga shtëpia e vet.

Goditjen e kishte marrë nga qeveria e mëparshme dhe rrënimi gradual i klubit ka nisur në fillim të dekadës, kur i morën selinë, terrenet dhe i grabitën lojtarët.

Skuadra ka përjetuar situata dramatike, me zor ka mbijetuar në Kategorinë e Parë.

Tani i jepet edhe një goditje tjetër, i hiqet përfundimisht edhe emri kompleksit që i përkiste Dinamos, i hiqet edhe mundësia për t’u stërvitur në shtëpinë e vet historike.

Dinamos iu bë një ceremoni varrimi, se e plagosur rëndë ishte prej kohësh, por ishte e dhimbshme ajo që ndodhi sot, kur gjithçka kaloi me një batutë: “Dinamon nuk e vramë ne, e kanë vrarë të tjerë para nesh”.

Ka shumë njerëz që besojnë se është e mundur që Dinamo të rilindë, ka interesim të jashtëzakonshëm nga biznesmenë shqiptarë e te huaj, që kane interes të bëjnë një tjetër shtëpi për Dinamon, por tani me shpresë se nuk do t’ia marrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online