Ky vit 2023 po shkon drejt mbylljes në mënyrën më të mirë. Viti 2023 mund të quhet ndryshe edhe si viti i Kombëtares. Shqipëria shkon në Europianin e Gjermanisë si vendi i parë në grup dhe kjo nuk na ka ndodh shpesh në historinë tonë, përkundrazi, është hera e parë.
Sport Ekspres ka hapur votimet për 8 kandidaturat që kanë lënë gjurmë në këtë vit kalendarik për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë në tërësi. Votimet do të mbyllen në 30 dhjetor dhe vota juaj merr vlerë nëse e komentoni në postimin e publikuar në faqen e Facebook të Sport Ekspres.
Berat Gjimshiti është padyshim emblema e kësaj Shqipërie dhe shembulli për lojtarët e rinj. Armand Duka shkroi gjithashtu historinë, zëvendës presidenti i UEFA-s ka tejkaluar çdo lloj pritshmërie që mund të ishte për të, duke dërguar lart edhe imazhin e futbollit tonë. Jasir Asani është njeriu që na ka çmendur shumë herë në festë, por nga ana tjetër pa një trajner si Silvinjo, ndoshta e gjitha kjo nuk do të përfundonte në këtë mënyrë.
Sa i përket futbollit vendas janë zgjedhur dy kandidatura. Dëamena ka lënë gjurmë dhe nuk do të harrohet lehtë nga tifozët shqiptarë, jo vetëm ata të Egnatias. Nga krahu tjetër është presidenti i mrekullive, Demrozi, që një ekip si Egnatia e ngriti në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Ilir Daja vazhdon me sukseset te Ballkani dhe sigurisht, Luiza në botën e çudirave, Gega e rekordeve. /Sport Ekspres/
Hapni postimin më poshtë dhe votoni, vetëm kështu vota juaj do të llogaritet