VIDEO/ Egoizmi i madh i Gual! Lojtari i Legias së Varshavës u mërzit kur Ernest Muçi shënoi super golin ndaj Aston Vilës, kërkonte që ta realizonte vet

Ernest Muçi ka realizuar një gol mbreslënës kundër Aston Vilës. Pasi arriti t’i shënonte dopietë në tokën polake, sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën edhe në Angli, duke shënuar golin e vetëm në humbjen 2-1 kundër ekipit të Premier League. Pas një topi të gabuar në mbrojtje nga Aston Vila, Muçi lëshoi kryeveprën nga distanca. Por në atë moment, Gual kërkoi pasimin dhe gjendej në pozitë të mirë për të siguruar golin, pavarësisht se nëse Muçi do të pasonte, mund të ishte pozicion jashtë loje. Në momentin që lojtari shqiptar vendosi të gjuante, Gual e shprehu të gjithë mërzinë e madhe me të për faktin se nuk i pasoi. Madje edhe kur topi përfundoi në rrjetë, gjuha e trupit “e tradhtoi” Gual që nuk e festoi atë gol të shënuar kundër Aston Vilës.

Egoizmi ishte i madh i këtij lojtari që këtë herë mori vendin e sulmuesit qendror, Pekhart, pasi ky i fundit po kalon një moment shumë të keq te Legia. Megjithatë pozicioni ideal i Gual është pikërisht në vendin ku luan edhe Ernest Muçi. Për shkakun e mungesës së golave dhe dëshirës për të qenë titullar, Gual kërkoi pasimin nga Muçi për të dalë te goli dhe nervozitetin e shfaqi duke u ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë dhe me mungesën e festës te goli i lojtarit të Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Aston Villa 1-[1] Legia Warszawa – Ernest Muçi 20′
byu/4gjdtokurwa insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online