Zgjedhja e pakuptueshme e trajnerit të ri të Kosovës! Lë në stol heroin që po çon Tiranës drejt titullit, i jep hapësirë portierit që po mbyll karrierën

Trajneri i ri i Kosovës, Giresse, e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij te dardanët. Fitorja e parë erdhi me shifrat 5-0 ndaj Burkina Fasos në miqësore. Por një zgjedhje e tij, nuk ka lënë aspak shije të mirë.

Bëhet fjalë për portën dhe sipas asaj që raportonin mediat, që përpara ndeshjes, Ujkani do të luante ndaj Burkina Fasos dhe Aro Muriç do të luajë me Zvicrën. Nëse kundër helvetëve mund të kuptohet zgjedhja e Muriç, e pakuptueshme është sesi mund të qëndrojë në stol Visar Bekaj.

Ky i fundit është në super formë dhe po e dërgon Tiranën drejt titullit kampion falë super pritjeve të tij. Nëse ende nuk mund të merret në konsideratë për t’i zënë vendin Muriç, më së paku, ndaj Ujkanit që po shkon në mbyllje të karrierës, kjo zgjedhje duhej të ishte e padiskutueshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online