“Zgjedhja e Dukës zv. President i UEFA-s ishte diçka që pritej“, Riza: Për këtë rezultat ka punuar shumë Federata, Shqipëria dhe futbolli shqiptar

Florian Riza ka komentuar zgjedhjen e Armand Dukës në rolin e zëvendës presidentit të UEFA-s. Një post mjaft i lartë, që arrihet për të parën herë nga një shqiptar. Riza ka thënë në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” se kemi të bëjmë me rezultatin e një pune të madhe të bërë nga Federata, Shqipëria dhe futbolli shqiptar. Ai është shprehur se kjo arritje ishte diçka që pritej, pasi vinte si një rrjedhojë llogjike e sukseseve të Federatës dhe futbollit tonë.

“Përpara se të themi që zoti Duka është zv. President i UEFA-s, duhet të sjellim në vëmendje edhe një herë rizgjedhjen e tij si anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Është i pari me 45 vota pro, nga 55 anëtarë që votojnë. Në këtë aspekt, ai ndihej, edhe përpara se të ishte zv. President i UEFA-s, një person i rëndësishëm për sa i përket zgjedhjes. Ka qenë pothuajse e ndjerë, ose e parashikuar. Diçka që do vinte. Është rezultat i diçkaje që ai ka punuar shumë. Ka punuar shumë Federata, ka punuar shumë Shqipëria, kanë punuar shumë trajnerët, lojtarët, ish-futbollistat, tifozët e të gjithë me radhë. Shqipëria do dëgjohet.

Shqipëria do të ketë përsëri turne të rëndësishëm për t’u organizuar. Do t’ju sjell në vëmendje një rast. Jemi në tetor dhe janë muajt e organizimit të Kampionateve Europianë për moshat. Në një short, katër ekipet duhet të bien dakort se njëri prej tyre do të jetë organizatori i aktivitetit. Për shkak se ata nuk arritën dot që të binin dakort mes tyre, UEFA vendosi që edhe këtë aktivitet, që nuk është ekipi shqiptar që merr pjesë për vajzat U19, do të organizohet në Shqipëri. Një kampionat në të cilin ne nuk jemi pjesëmarrës. Aq shumë është punuar, aq shumë besim është krijuar, sa që edhe presidenti është në linjën që do ta ndihmojë Shqipërinë dhe futbollin shqiptar. “, është shprehur Florian Riza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online