“Broja do të jetë në formacion“, Zhupa e sheh sulmuesin e Chelsea-t të përsosur për çekët: Kjo ndeshje vendos fatin e Shqipërisë për Euro 2024

Armando Broja ka kapërcyer peridhën e vështirë të dëmtimit dhe së fudmi ka nisur të marrë minuta me skuadrën e Chelsea-t. Shpresat janë të mëdha që sulmuesi shqiptar të jetë pjesë e Kombëtares për sfidën kundër Republikë Çeke. Eduart Zhupa ka thënë në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora News“ se Brojën e parashikon titullar në përballjen e 12 tetorit, pasi i përshtatet më së miri strategjisë kundër çekëve.

“Kjo ndeshje do të jetë specifike. Vendos fatin e Shqipërisë për të shkuar në Kampionatin Europian. Në qoftë se fitojmë, ne shkojmë në Kampionatin Europian. Broja, për mendimin tim, në këtë ndeshje do të jetë në formacion. Duke parë strukturën e skuadrës çeke, është një lojtar që i përshtatet jashtëzakonisht mirë, sidomos sulmit, sidomos vertikalizimit. Trajneri do të ketë më shumë zgjidhje për sa i përket sulmit. Ke edhe Muçin, që e ke në formë shumë të mirë“, ka thënë Eduart Zhupa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online