Zgjati më shumë se pushimi mes pjesëve! Arbitri shqiptar harron kohën në monitor, shikon rastin në VAR për 16 minuta

Kosova ka aplikuar këtë sezon për herë të parë teknologjinë VAR. Por duket se marrëdhëniet e para me teknologjinë nuk kanë qenë edhe aq të mira për arbitrat. Gjatë ndeshjes së luajtur sot mes Ferizajt dhe Prishtinës është dashur ndërhyrja e VAR-it për të sqaruar rastin e akorduar penallti nga kryesori i takimit.

Por konsultimi zgjati më shumë se pushimi mes pjesëve të ndeshjes. Ndeshja u ndal në minutën e 31-të dhe arbitri u harrua pranë monitorit për 16 minuta. Gjithashtu pati edhe probleme teknike në komunikimin me dhomën e VAR-it, çka bëri që ndeshja të niste përsëri në minutën e 47 të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *