Zëvendëspresidenti i UEFA-s takon Ramën dhe Dukën: Duam zgjedhje demokratike e pa ndërhyrje

Zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, me akuza e përfshirje të fortë politike, kanë shqetësuar pa masë UEFA-n. Për këtë arsye, qeveria e futbollit europian është mobilizuar dhe dje zbarkoi në Tiranë zëvendëspresidenti i UEFA-s, Grigori Surkis. Një ndër 5 zëvendëspresidentët, në fakt, prej vitit 2013, Surkis është ish-president i Federatës ukrainase dhe njeri me shumë pushtet në Ukrainë e në UEFA.

Surkis është takuar sot me kryeministrin Edi Rama, ku natyrisht ka diskutuar për fushatën zgjedhore dhe ecurinë e një procesi zgjedhor që rrezikon të kalojë në kaos, me luftë politike në sfond.

Qëllimi i vizitës tonë lidhej me shqetësimin pas sinjalizimeve që kemi marrë së fundmi rreth tentativa të palëve të treta që të ndërhyjnë në procesin zgjedhor. Synimi ynë është një dhe i vetëm: që të nënvizojmë se duhen respektuar principet e UEFA-s, principi i demokracisë, i transparencës dhe i zgjedhjeve të lira. Principe të cilat nuk lejojnë ndërhyrjen e palëve të treta në procesin zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit”, u shpreh ndër të tjera Surkis pas takimit, ndërkohë që takoi edhe presidentin aktual të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *