Zero modesti, Gaskojn: Southgejt ka të drejtë, unë isha më i miri!

Pol Gaskojn njihet për çmenduritë dhe batutat e tij, ndërsa vazhdon luftën me alkoolin. Ish-lojtari i famshëm anglez ka replikuar përsëri me trajnerin e kombëtares së Anglisë, Garet Southgejt. Ky i fundit foli për mungesën e një lojtari me peshë në kombëtare. Një lojtar, i cili driblon, merr ekipin para dhe zgjidh ndeshjen me anë të një veprimi kualitativ.

“Na mungon një futbollist si Pol Gaskojn. Nuk kam parë kurrë një lojtar më të talentuar se ai gjatë gjithë jetës time”, shprehej trajneri i “Tre Luanëve”. Mbasi “Gazza” u përgjigj në rrjetet sociale, që ishte gati të rikthehej në fushë, tashmë ka bërë deklaratën e radhës për “The Sun”.

“Garet ka të drejtë, unë kam qenë më i miri. Askush nuk më afrohet… askush dhe nuk do të ketë një tjetër lojtar si unë”, komenton Pol Gaskojn pa pikë modestie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *