Zërat për “tradhtinë” e Muriqit plasin më keq, i dëmtuar për Kosovën dhe luan titullar te Lacio

Nga Klaudio Ndreca

Menjëherë pas eliminimit të Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut, tifozët kanë “sulmuar” futbollistët kryesorë që kanë munguar për dardanët në ndeshjen e historisë. Ishte e vërtetë e pamundur që të vinin apo ekipet e reja të nivelit Napoli dhe Lacio kanë ndikuar që futbollistët të bëjnë disa ndarje dhe t’i japin disi më shumë përparësi klubeve të tyre?

Ky dyshim nisi të shtohet edhe artificialisht pas një humbje mundësie për të kaluar në Europian, teksa entuziazmi para sfidës me Maqedoninë e Veriut kishte kapur majat më të larta. Vedat Muriqi do të vinte me një deklaratë të gjatë për të treguar se e kishte të pamundur që të luante për Kosovën për shkakun e dëmtimit.

Nuk kalojnë dhe shumë orë nga këto fjalë, ndërsa Muriqi ka zbritur nga minuta e parë së bashku me Caicedon në takimin miqësor që Lacio fitoi 3-0 ndaj ekipit të të rinjëve. Kjo ka xhindosur edhe më tepër mediat në Kosovë, ku “Insporti” e cilëson si një befasi të madhe që sulmuesi u ofruan teksa e quan veten të dëmtuar për Kosovën, por luan te Lacio dhe sipas mediave ishte në formën e duhur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online