“Zërat e merkatos dhe mendjen për të festuar, t’i vendosim gishtin kokës”! Orges Shehi shfaq mërzi: Futbolli i viteve 1960 kur…

Pasi i prishi festën e inaugurimit të stadiumit Kukësit, Shpëtim Duro kishte një tjetër mision, Tirana nuk duhej të festonte para syve të tij. Sërish kishte sukses pasi Laci arriti të fitonte me bardheblutë në shifrat 1-0. Super goli i Guindo në minutën e 13 vendosi për të sjellë tre pikët te kurbinasit në këtë ndeshje të veçantë, ku stadiumi kishte një shifër të kënaqshme të tifozëve.

Nga krahu tjetër shumë emocione kishte edhe në derbin mes Partizanit dhe Dinamos që përfundoi 3-1. Të kuqtë dukej se do ta kishin të lehtë pasi shënuan 2 gola në vetëm 4 minuta me atë të Junior dhe Tedi Cara. Kur pritej rritja e diferencave, një prekje e topit me dorë te Matondos në të 36, solli ndërhyrjen e VAR.

Lojtari u ndëshkua me karton të verdhë për herë të dytë, duke lënë fushën e lojës dhe braktisur Partizanin, që mbeti me 10 lojtarë. Ndërkohë Ibrahimi realizoi qetësisht nga 11-metrat. Pjesa e dytë foli e gjitha për Dinamon, me Partizanin që u mbrojt në 30 metrat e fundit. Megjithatë ekipi i Vanolit ishte tërësisht i paqartë dhe nuk dinte se çfarë të bënte me topin në sulm. Për 45 minuta të tëra ishte Partizani i mbyllur në mbrojtje dhe në minutat shtesë, pas një gabimi të Lilajt, Tedi Cara u gjend përballë Simonit dhe e mposhti me një parabël. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Orges Shehi: “Sot kemi luajtur mirë, kemi qenë shumë herë në zonën kundërshtare. Rivali erdhi vetëm njëherë në portë dhe na shënoi. Më pas vetëm nga goditjet standarte. Sot nuk kemi marrë atë që kemi merituar. Kjo puna e festës së titullit sikur e ka ulur pak përqendrimin. Po mendojmë vetëm për festën dhe kemi ulur pak l.uftën, duhet t’i vendosim gishtin kokën. Gjithashtu edhe shumë ekipe po kërkojnë lojtarët tonë, janë pak të çorientuar. Ndonjëherë mbajtja e tepruar e topit është futboll i viteve ’60″.

Shpëtim Duro: “Nëse do vazhdonim si dikur kur erdhëm nga Europa, atëherë, me bindje se do të ishim pretendentët kryesorë për titull kampion. Laci dhe Tirana nuk kanë diferenca, për mua ka vetëm një lojtar më tepër, Taulant Seferin. Ne duhet të vuajmë gjithmonë deri n fund, por me rëndësi që fituam. Nëse ky ekip nuk prishet, do të bëjë mirë në Europë dhe  kampionatin tjetër. Tirana nuk duhej ta festonte titullin sot para nesh, Laci duhej të ishte shumë më afër me pikë me këtë skuadër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *