Hair Zeqiri nuk ka dalë në stërvitje me Kamzën, edhe pse prej ditësh marrëveshja mes palëve është arritur. Gjithsesi për t’u zyrtarizuar gjithçka duhet hedhur e zeza mbi të bardhë. Ditën e sotme pritet të ketë një takim mes mesfushorit dhe drejtuesve të klubit për të përmbyllur gjithçka. Vetëm ndonjë surprizë e momenteve të fundit mund të bëjë që destinacioni i Zeqirit të ndryshojë.