Zeneli dhe Rrahmani në një linjë: Besonim te suksesi, fitorja për popullin e Kosovës!

Arbër Zeneli ishte shumë i lumtur për suksesin  arritur ndaj Azerbajxhanit. Autori i tre golave u shpreh pas ndeshjes i lumtur dhe tregoi se kujt ia kishte bërë dhuratë topin e ndeshjes, por tregoi dhe dedikimin e tij: “Kemi hyrë si ekip, kemi luajtur për fitore 100 për qind. Fitoren ua dedikojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës. Topin e ndeshjes do ia dhuroj babait tim pasi i kam premtuar se do ta fitoj atë ndeshje për të”.

Amir Rrahmani e gjeti rrugën e rrjetës në një ndeshje që do ta mbajë mend gjatë. Mbrojtësi theksoi se ai dhe skuadra kishin besuar shumë te suksesi në këtë takim: “Është një ndjenjë shumë e mirë, kemi treguar se mund t’i rezistojmë presionit që kishim para ndeshjes. Kemi besuar të gjithë në fitoren tonë, ndërsa barazimi nuk ishte opsion në mendjen tonë. Të gjithë ishim të qetë dhe nuk ishim të frikësuar, duke treguar se ishim profesionit. Jam  shumë i lumtur për golin, por më shumë për fitoren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online