Ze Maria s’i ndahet akademisë, piketon talentet e radhës

Gjatë sezonit të tij të parë të Tirana, tekniku brazilian Ze Maria ktheu sytë jo pak herë nga akademia bardheblu, por edhe nga ekipi B. Trajneri i bardhebluve i dha mundësinë e debutimit me fanellën e 24-herë kampionëve të vendit lojtarëve të rinj.

Kjo karakteristikë e Ze Marias u vu re që në dy ndeshjet e tij të para, ato ndaj Makabit Tel Aviv në raundin e parë eliminator të Europa League, ku i dha shansin e debutimit sulmuesit të akademisë Elvi Berisha dhe mesfushorit të ekipit B, Rei Qilimi. Gjatë kampionatit lista u shtua me dy mesfushorët anësor nga ekipi B, por tw formuar po nw akademinë e klubit, Patrik Bardhi dhe Jurgen Vrapi, si dhe sulmuesi Ernest Muçi, ky i fundit debutoi ende pa mbushur 17-vjeç dhe në vijim siguroi një , ndërsa qendërmbrojtësi 19-vjeçar Klisman Cake u fitoi një titullar të padiskutueshëm në prapavijën e bardhebluve.

Sezoni i ri e gjen sërish Tiranën në Superiore me një buxhet të shtuar dhe me synimin e përhershëm të titullit kampion. Presioni i një fanelle të rëndë si ajo e 24-herë kampionëve të vendit e bën shumë herë më të vështirë krijimin e hapësirave për lojtarët e rinj, disa nga lojtarët e lartpërmendur janë larguar për më shumë minuta në ekipe të tjera, por Ze Maria është treguar i qartë dhe ka konfirmuar se filozofia e tij nuk ka ndryshuar, duke thënë : Nuk ka rëndësi mosha 17 apo 30 vjeç, në fushë do të jetë ai që e meriton.

                                                     Stafa (m) në një duel për topin me Ismailgecin

Në miqësoret përgatitore krahas blerjeve të verës dhe titullarëve të vjetshëm janë vënë re dhe disa produkte interesante të dala nga akademia bardheblu që premtojnë për të ardhmen si mesfushori 17-vjeçar Jurgen Çelhaka dhe mbrojtësi 18-vjeçar Marsel Ismailgeci. Ndërsa prurja më e re nga radhët e akademisë është mesfushori, Andri Stafa. Talenti bardheblu është vetëm 16-vjeç dhe është bërë pjesë e ekipit të parë. Stafa ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtares U-17, duke spikatur me golin e tij në një barazim 1-1 në përballjen me përfaqësuesen italiane.

Tani mbetet për t’u parë nëse Ze Maria do të jetë kaq dorëlëshuar në Superiore, ku në garë për tri vendet e para janë thuajse të gjitha ekipet përveç Kamzës dhe Kastriotit, të cilat duket se objektiv të vetëm do të kenë vetëm garantimin e mbijetesës. Gjithsesi, Ze Maria ka ringjallur shpresën në akademinë e klubit bardheblu, që prej disa vitesh nuk po furnizonte ekipin e parë me lojtarë, si dhe në një farë mënyre i ka dhënë dhe një leksion “fqinjëve” të Partizanit, të cilët të shtyrë nga etja për titullin kampion kanë kryer shpenzime jashtë logjikës financiare dhe në katër vitet e fundit janë mjaftuar vetëm Jurgen Bardhin, i cili është produkti i fundit që ka arritur të çajë nga akademija tashmë e harruar nga ana e “Demave të Kuq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *