Ze Maria në “hall”, kush sakrifikon te Tirana?

Trajneri i Tiranës Ze Maria ka ndërtuar një ekip mjaft të lezetshëm dhe kompakt. Afrimet e verës ishin të kujdesshme, ndërsa u ruajt boshti i ekipit të vjetër. Numri një i stolit ka vetëm një vështirësi, kë të hedhë si startues në formacionin titullar.

Afrimi i Edon Hasanit bën që mesfusha të jetë e plotësuar dhe mbipopulluar. Qendra e mesfushës do të shohë si kundërshtarë kapitenin Karabeci, shkodranin që bëri mjaft mirë kundër Apolonisë, Asion Dajën dhe afrikanin Toni Mauexhe. Pavarësisht rreshtimit që mund të bëjë tekniku brazilian, një nga futbollistët do të mbetet në stol.

Gjasat janë që në pankinë të shkojë Daja. Mbetet për t’u parë se si do të rreshtohet skuadra në ndeshjet e radhës miqësore. Skuadra bardheblu hyn me pretendime këtë sezon dhe kërkon Kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *