Ze Maria: Kemi probleme, ky klub dhe këto ngjyra kanë presion!

0

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, foli për “Goli pas Goli”, emisionin e Supersport, pas ndeshjes së humbur…

“Nuk e prisja këtë humbje, por jam i kënaqur për faktin e atmosferës, emocioneve, tifozëve, pasi riktheheshim në Superligë. Nuk jam i kënaqur me humbjen dhe rezultatin. Lojtarët ndoshta kishin ngarkesë dhe presion emocional. Fitorja e vetme është që kemi rikthyer publikun, e vetmja shije e mirë”.

“Duhet të rregullojmë disa gjëra me Teutën. Ne pretendojmë objektiva madhorë”.

“E kam thënë që Tiranën do ta shohim pas fazës së tretë, pra ku do të jemi në renditje, që besoj në pjesën e sipërme të renditjes. Duhet pak kohë”

Majkëll N’Go do të mungojë 2 muaj, çfarë do të bëj Tirana?

“Kemi lojtarë të rinj, duhet të përshtaten. Gjysma mbërritën shumë vonë. Na mungon Majkëlli (N’Go) që për ne është i rëndësishëm, por edhe Lika… Hasani erdhi thuajse në fund. Erdhën dy djem nga Gana dhe Blazhevski Në futboll nuk mund të kesh një skuadër të fortë menjëherë. Abibi luajti mirë, por Lika është garanci”.

“Sot krijuam disa raste, por nuk është se jemi të varur nga N’Go, pasi me lartësinë e tij i krijon vështirësi kundërshtarit.

“Por, kur këmbët të nisin të xhirojnë siç duhen, do të shihni një Tiranë ndryshe… Uroj që ndeshjen tjetër të mos humbasim, besoj se nuk do të ndodhë, sigurisht. Sentamu gjithashtu është cilësor”.

“Jemi rritur që prej vjet. Karabeci bëri një ndeshje të bukur sot dhe ai është shembulli edhe për më të rinjtë. Hapin cilësor e kemi hedhur duke u ngjitur në Superligë. Por, presioni që ka Tirana dhe këto ngjyra, me të drejtë, është i madh. Trajneri duhet të jetë i aftë që të rezistojë dhe menaxhojë, detyrë të cilën do ta përmbush”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.