Ze Maria: Gabuam vetëm një herë, e pësuam

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, është natyrisht i keqardhur për eliminimin nga kupa, aq më shumë që disfata në Kukës erdhi nga një mungesë përqendrimi në mbrojtje dhe në fund Tirana humbi disa raste të arta për shënim.

“Kupa ishte një ndër objektivat e mëdhenj të sezonit, për fat të keq e humbëm. Dhamë gjithçka për të shkuar në gjysmëfinale, por për fat të keq bëmë një gabim dhe e pësuam. Ishte një situatë e re, hera e parë që pësonim gol nga goditja e këndit, më pas u munduam të rikuperonim dhe krijuam edhe traste, por nuk ia dolëm.

“Çfarë do ndryshoja? Asgjë, mungonte vetëm Doka, i dëmtuar, si dhe Mauexhe i pezulluar, ndaj skuadra ishte e njëjta, plani i lojës ishte i njëjti. Krijuam mundësitë tona, për pak barazuam në fund, i shkuam pranë golit në disa raste dhe më shumë nuk mund të bënim. Vetëm në rastin e golit do duhej më shumë kujdes e përqendrim.

“Goli i pësuar? Ne nuk lëmë asnjë lojtar të vetëm te pika e penalltisë, Guri nuk kërceu fare, ishte i pambuluar. Gjithnjë i mbulojmë kundërshtarët një për një, ndaj nuk ishte problem moduli, por thjesht një mungesë vëmendjeje.

“Musa e Muguna? E kanë gjetur veten në një situatë më të madhe se ata në këtë moment. Janë lojtarë të zotë, të kombëtares së Kenias, por duhet të përshtaten në një kampionat agresiv dhe më të ashpër se i tyre. Të huajt e tjerë kanë pasur kohë të përshtaten, ndërsa Musa e Mohamed janë futur direkt në fushë për shkak të mungesave që kemi. U duhet kohë, ashtu si ndodhi me Sentamu, Uellison e të tjerët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online