Pakult shqetësohet nga mesfusha: Duhet të shënojmë më shumë

Më në fund buzëqesh Peter Pakult, sepse ka regjistruar fitoren e parë shtëpiake që kur ka marrë drejtimin e Kukësit.

“Jemi shumë të kënaqur që e kaluam Tiranën, që ka një ekip mjaft cilësor. E dinim që po të shënonim shpejt, do të bëhej mjaft e vështirë për ta. Luftuam mirë, bëmë gjëra të mira dhe ishte fitore e merituar. Nëse do të shënonim golin e dytë, do të ishte një ndeshje tjetër, por me rezultatin 1-0 mbeti gjithçka e hapur dhe në fund u bë e vështirë.

“Ndërrimi i Kalesë me Baldenë? Mendoj se ishte mundësia që të aktivizoja sulmuesin Balde, për t’i dhënë disa minuta. Kale pësoi një dëmtim dhe kishte nevojë për ndërrim, ndaj kërkova të përforcoj sulmin, për të tentuar shënimin e golit të dytë.

“Shënojnë vetëm sulmuesit? Rëndësi ka që po shënojmë. Është e vërtetë që nuk po shënojmë me mesfushorët, Kale pati një tjetër rast të pastër sot dhe duhej të shënonte. Po punojmë shumë në stërvitje që edhe mesfushorët, sidomos anësorët, të shënojnë më shumë gola”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online