“Zbulova që kam talent si berber”/ Efektet e karantinës, ylli i Barçës vetofrohet: Më telefononi nëse keni nevojë

0

Po mbushin afro tre javë që virusi Covid-19 ka izoluar në shtëpi pjesën më të madhe të botës. Në kushtet e karantinës gjithkush e ka pasur të nevojshme të “vras kohën” pasi minutat brenda katër mureve të shtëpisë bëhet mjaft e vështirë. E gjatë kësaj kohe futbollistët na kanë treguar sfidat e reja e disa të tjerë talentin në kuzhin apo diçka tjetër. Por më i çuditshëm mbetet ai i Martin Braithuaite.

Futbollisit i Barcelonës këtë pasdite ka ndarë një video për ndjekësit e tij duke treguar se ka zbuluar një talent të ri të vetja. E këtu  mesfushori ka shfaqurveten të qethur në modelin e “Fenomenit” e duke ofruar shërbimin si berber për këdo që ka nevojë. Një moment shakaje që danezi ka zgjedhur të ndaj me ndjekësit e tij në instagram.

“Është shumë gazmore të qendrosh brenda çdo ditën, dhe të mendosh të zbulosh diçka të re tek vetja jote. Unë zbulova se kam një talent si berber. Shikojeni këtë. Nëse keni nevojë për një berber, më telefononi. Do të bëjë krenar ndonjë nga ju”-ka thënë Braithuaite në videon e tij./Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A new talent discovered today ?

A post shared by Martin Braithwaite (@braithwaite_no1) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.