“Kukësi do 2-3 vite të arrijë Skënderbeun”, Shehi krahason skuadrat: Në Korçë ndihesha si në shtëpi, ja si punohet me Gjicin

Orges Shehi ka nisur prej fillimit të muajit të shkuar një aventurë të re në pankinën e Kukësit, ku zuri vendin e Shpëtim Duros pas shkarkimit të këtij të fundit. Por pandemia Covid-19 ia ndërpreu ende pa nisur mirë këtë eksperiencë, pasi klubet janë në izolim dhe po presin të qetësohet situata për të marrë më pas dritën jeshile për rinisjen e kampionatit nga aty ku e lanë.

Në një prononcim për emisionin “Fan Zone” Shehi ka treguar më tepër se si është të bashkëpunosh me presidentin Gjici, si dhe ka bërë një krahasim me kohën kur drejtonte Skënderbeun. Ish-portieri ka thënë se te korçarët ndihej si në shtëpi, ndërsa ka treguar edhe ato çfarë i nevojiten Kukësit për të arritur Skënderbeun e dikurshëm.

“Si është të punosh me Safet Gjicin? Kam gjetur një bashkëpunim shumë të mirë me Gjicin. Deri tani nuk e shikoj shumë të vështirë të punosh me të, pasi jam i përqendruar te ekipi.

Te Skënderbeu ndihesha si në shtëpi, isha shumë i lidhur. Lojtarët me të cilët punova vjet, i kisha pasur edhe si bashkë-lojtarë. Te Kukësi më ra fati i keq, pasi kisha vetëm 10 ditë kohë të rrija me ta nga afër. Mendoj se në vazhdim do të njihemi më shumë dhe do bëjmë më shumë. Të arrish deri atje ku shkoi Skënderbeu duhet një punë e madhe. Duhet një skuadër kompetitive dhe të ketë koeficient më të lartë. Për dy 2-3 vite Kukësi mund të arrijë atje ku ishte Skënderbeu.

Në arritjet e Skënderbeut ishin shumë komponentë të ndërthurur bashkë. Kishim një skuadër me lojtarë shumë të mirë. Nëse lojtarët i vendosin aftësitë e tyre në shërbim të skuadrës, atëherë bëhet më e lehtë”, ka thënë Orges Shehi./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online