“Zbulova një diamant”, kështu “koloneli” Lobanovski “fërgoi” Shevën!

Për shumë mund të jetë një emër si gjithë të tjerët, për Andrij Shevccenkon është një kult! Pranë varrit të tij dhe statujës së hijshme, që të rrënqeth mishin sa e sheh dhe të imponon respekt edhe pse prej bakri, “Cari i Lindjes”, ose për tifozët e Milanit “Era e Pasionit”, sipas spikerit të njohur Karlo Pelegati, vendos ca lule… Jemi shumë vite përpara dhe koloneli ka vdekur, por emri i tij, Valeri Lobanovski, do të jetojë edhe sot. Kush ishte? Epo, do të na duhej më shumë se një libër. Por, fjalia e tij “zbulova një diamant”, referuar Andrij Shevccekos është ndoshta ajo që nisi historinë e sulmuesit më të mirë të historisë së Ukrainës.

Legjenda tregon se kur mbërriti i riu Andrij, që pinte cigare, Lobanovski do t’i drejtohej: “Ej ti, djalosh, më dëgjo mirë: nga sot, nuk do të pish më asnjë cigare! U morëm vesh?!”. E thënë, e bërë. Nga ajo ditë, djaloshi i zëvendësoi cigaret me gola…

Shumë pak e dinë, por koloneli i nënshtronte lojtarët në teste. Maste kohën e reagimit, shpejtësinë e arsyetimit. Përdorte makineri të ccuditshme (i pari trajner që përdori kompjuterin) dhe vetëm ata që i përgjigjeshin perfekt nevojave të tij nuk mund të ishin pjesë e skuadrës. Futi një stërvitje “horror” të quajtur “ngjitja e vdekjes”. Ishin vrapime të përsëritura 16%, nëse nuk villje ishte mrekulli. Andrij nuk volli kurrë. “Po nëse një ditë Sheva do të ishte më i ngadaltë dhe do të villte në këto teste?”, e pyeti gazetari. “Atëherë, nuk do të ishte Sheva”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *