Zbulohet se çfarë i kishte thënë trajneri i Beshiktashit Ernest Muçit: Gjuaj më pak në portë!

Ernest Muçi realizojë një gol të bukur në fitoren e djeshme të Beshiktash ndaj Ankarugucu, në shifrat 2-0. Futbollisti shqiptar realizoi golin e parë të takimit dhe fitoi edhe njëherë tjetër dashurinë e tifozëve.

Ndërkohë gazetari i njohur pranë klubit të Beshiktash, Sercan Dikme, ka zbuluar se çfarë këshille i kishte dhënë Fernando Santos lojtarit shqiptar pas ndeshjes së parë në Turqi. “Fernando Santos foli me Ernest Mucin pas ndeshjes së tij të parë dhe i tha: “Gjuaj më pak në portë”. Në ndeshjen debutuese, Muci tentoi disa herë me goditje drejt portës, teksa Santos kërkonte më shumë pasime dhe produktivitet. /Sport Ekspres/