Një situatë kritike dhe e vështirë është kjo e Etrit Berishës te Torino. Portieri shqiptar nuk po preferohet në asnjë moment nga trajneri Juric, madje as në Kupën e Italisë. Mediat në Itali kanë treguar edhe arsyen se përse Berisha nuk po thirret as për të qenë në stol dhe po stërvitet veçmas.
Sipas Tuttosport, Berisha ka pasur një përplasje me trajnerin e Torinos në një stërvitje për shkakun e mungesës së aktivizimit. Më pas portieri ka kërkuar të shitet dhe këtu lind tjetër problem. Etriti përfiton 800 mijë euro te Torino dhe 33-vjeçari nuk dëshiron që të ulet nga kjo pagesë edhe në ekipin e ri. Për këtë arsye Torino e ka të vështirë që të gjejë zgjidhjen e situatës. /Sport Ekspres/