“Xhaxhai më merr në telefon dhe më kritikon”, Dejvid Kapllani tregon familjarizimin te Erzenin: Babai është thjesht një trajner brenda fushës

Dejvid Kapllani do të vinte në këtë merkato të janarit te Erzeni. Atje gjeti babain e tij si trajner, Xhevahir Kapllanin. Dejvid arriti që të shënonte në barazimin e sotëm mes Erzenit dhe Kastriotit në shifrat 2-2. Në një intervistë për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, 21-vjeçari ka treguar për ambientimin në klubin e ri.

“E nisëm ndeshjen mirë, gjetëm dy gola dhe gjithçka shkoi për bukuri në pjesën e parë. Më pas nisi një ngërc, na kapi paniku dhe u kthyem në mbrojtje. Sot kemi humbur dy pikë. Unë dua t’i shërbej skuadrës. Xhevahir Kapllani është babai im vetëm jashtë fushe, pasi kur vjen brenda fushe, është vetëm trajneri im.

Më kritikon më shumë, por vetëm në aspekt profesional. Xhaxhai më merr gjithmonë në telefon pas ndeshjes dhe më kritikon për gabimet e mia. Më thotë se gjërat që kam bërë mirë i di vetë. Kombëtarja është një ëndërr dhe në bazë të statistikave vjen. Unë e luaj çdo ndeshje si të jetë ndeshja ime e fundit. Atmosfera është fantastike këtu”, tha Kapllani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online