Zbulohet plani sekret i Ançelotit për të fituar kundër Manchester City, 6 seanca stërvitore dhe program special për Bellingham dhe Valverde

Një nga duelet më interesante në çerekfinale të Champions League do të luhet mes Real Madrid dhe Manchester City. Dyshohet se ka dalë edhe “plani” që Ançeloti ka për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, të cilin synon ta zbatojë në ditët në vijim.

Trajneri i madrilenëve e ka vendosur se si do ta përgatisë ndeshjen ndaj kampionit aktual të Anglisë. Real Madridi do të bëjë gjashtë seanca stërvitore deri në ndeshjen me Manchester Cityn dhe do të bëhet një program special për Bellinghamin dhe Valverden, që shihen si pika kyce për të fituar ndeshjen kundër “qytetarëve”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/