Zbulohet “plani djallëzor” i Arabisë Saudite me Greqinë, do i ndërtojnë 3 stadiume moderne dhe do mbajnë 75% të ndeshjeve të Botërorit

Arabia Saudite kërkon me çdo kusht që të jetë vendi pritës i Botërorit 2030. Familja mbretërore e Bin Salman, sundimtarët e Arabisë Saudite, ka një plan që 75% e ndeshjeve të luhen në këtë vend dhe 25% të lihen për bashkëorganizatorët. Egjipti dhe Greqia përmenden si partnerë të mundshëm për të hedhur kandidaturën së bashku dhe sot kanë dalë në dritë detajet se si sauditët po joshin grekët.

Sipas disa deklaratave, janë bërë takime sekrete dhe plani i arabëve është që në Greqi të ndërtojnë tre stadiume super moderne ku do të luheshin ndeshjet e Botërorit.

Plani i sauditëve është të fitojnë votat e Konfederatës Aziatike të Futbollit, si dhe 52 votat që kanë anëtarët afrikanë në FIFA, të cilat do të mbështesin ofertën e Egjiptit. Mbi të gjitha këto, sauditët po llogarisin disa anëtarë të UEFA-s për të votuar për Greqinë.

Megjithatë, nuk janë vetëm sauditët ata që po paraqesin ofertën. Argjentina, Kili, Uruguai dhe Paraguaj paraqitën një ofertë të përbashkët.

Pritet që oferta të dorëzohet bashkërisht nga Spanja dhe Portugalia, të cilat do të kenë mbështetjen e UEFA-s. Më parë, ekzistonte një ide se Ukraina do t’i bashkohej atyre, por kjo duket e vështirë. Spanjës dhe Portugalisë pritet t’i shtohet Maroku që tërheq vendet afrikane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online