Editorial/ Duke rregulluar kravatën për Topin e Artë, “fshati” i Brdariç është…parajsë!

Thomas Brdariç ka marrë gjithë vëmendjen mediatike me një deklaratë të dhënë për mediat gjermane. Sigurisht që në pjesën më të madhe të saj qëndronin kritikat e tij dhe nevoja për përmirësim, kryesisht në infrastrukturën për stërvitje, por notat dramatike që vendosi, ishin tërësisht për t’u evituar.

Po i njëjti trajner që ndjek në Air Albania një ndeshje futbolli dhe drejton ekipin prej andej në disa raste, në të njëjtin stadium ku do të luhet finalja e Conference League. Aspak mbresa për këto arritje të një vendi të vogël që i hapi derën edhe pse kishte një CV të ulët apo siç e pohoi vetë Bradriç, ishte mundësi e madhe për të si trajner kjo e Vllaznisë. Gjermani tregohet shumë…gjerman!

I ftohtë, akull dhe duke nënvlerësuar gjithçka në ambientin që e rrethon, kujton disa “fshatra” ku duhet të luajë. Por nga ana tjetër këto fshatra ofrojnë rroga që shkojnë në 8 mijë euro në muaj për një futbollist, që me një llogari të thjeshtë, nuk janë edhe aq pak në llogari vjetore. Këto fshatra i bëjnë një mbulim mediatik të jashtëzakonshëm për ta nisur që nga bisedat e zakonshme në Shkodër mes njerëzve, për të vazhduar me median e shkruar dhe për të përfunduar me emisionet e shumta sportive që janë në vendin tonë. Një tregues i zhvillimit dhe interesit që i kushtohet futbollit në vend.

Për Brdariç është folur e shkruar aq shumë në këto kohë që ka në Shqipëri, aq sa mund të kalojnë edhe kohën e tij si lojtar në Gjermani nga vetë mediat gjermane. Por, a mund të kursehej dëshira e marrjes së meritave vetjake dhe heroizmi për të treguar kushtet “mizerable” që t’i rriste më tepër vlerën vetes? Patjetër që po! Nuk është hera e parë që Brdariç del si një njeri i veçantë dhe jashtë funksionit të klubit. Përtej të drejtës së madhe në kërkesën për infrastrukturë më të mirë stërvitore, vetë presidenti Alban Xhafefi do t’i kujtonte se të njëjta kushte kishte edhe në sezonin e shkuar kur luftoi për titullin kampion.

Pra një goditje poshtë brezit vetëm për të justifikuar disa rezultate negative dhe ecuri jo të mira, nuk qëndrojnë moralisht. I veshur me kollare dhe i buzëqeshur për të dalë sa më mirë në fotografi, Bradriç shfaqet në skenë për të marrë çmimin si trajner i vitit. Një tjetër tregues për vlerësimin e madh që kanë shqiptarët për të, po aq sa edhe për nivelin se ku ka shkuar organizimi i kampionatit dhe vlerësimi për punën e bërë. Me siguri që fshatrat e Gjermanisë nuk e kanë këtë zhvillim, të Shqipërisë PO. Nëse ky është fshat, për gjermanin duhet të jetë parajsë. E për t’i rikujtuar trajnerit se nëse infrastruktura stêrvitore do të ishte në nivelin më të lartë dhe nëse pagat do të ishin të majme dhe pa probleme me vonesat, me siguri që do të ishte ende në Gjermani duke pritur ofertat e ndonjë klubi në ligat rajonale.

Në fund ka vend për një thyerje note në sjellje. Fundja, Tuchel që arriti në finalen e Champions League do të shkarkohej nga PSG pikërisht për të njëjtën arsye, një deklaratë mediatike e mbrapsht që drejtuesve të klubit nuk i pëlqeu. E për ironi të fatit, edhe ajo u zhvillua në Gjermani. Dy burra u vran.ë për një fjalë, fjala jeton ende.. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online