Partizani niset nesër në në Antalia dhe tashmë është zbuluar edhe lista zyrtare e skuadrës që trajneri Starova do të marrë në Turqi. Konfirmohet lajmi i publikuar pasdite nga Sport Ekspres: Emiljano Vila, Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi nuk janë në listë dhe konsiderohen të larguar nga Partizani, me këtë vendim drastik.
Edhe Kristian Adorjan mbetet jashtë liste, por nuk dihet si do i bëhet, sepse refuzon të largohet. Gjithashtu, sulmuesi Mustafa Xhixhiua është larguar përfundimisht, ndërsa braziliani Uarlej është me leje, por nuk është se e ka marrë malli ndokënd nga tifozët për të, sepse nuk ka luajtur fare.
Risia në listë është futbollisti nga Kosova Adem Maliqi, i cili u testua dje nga trajneri Starova dhe e ka kaluar provën, duke u bërë pjesë e Partizanit, ndryshe nga mbrojtësi Alban Rexhepi , i cili gjithashtu u testua dje.
Është përfshirë në skuadër edhe një futbollist nga të rinjtë e klubit, mesfushori Rimal Haxhiu, i cili nuk ka debutuar ende në ekipin e parë, ashtu si Mariners Kllogjeri, i cili gjithsesi ka qenë në stol në kupë. Pjesë e skuadrës janë edhe i riu Esat Malaj, afruar ditët e fundit, si dhe sulmuesi Lukas, gjithashtu i afruar në janar, por ende nuk është paraqitur në Shqipëri.
LISTA
Alban Hoxha
Dashamir Xhika
Sodiq Atanda
Mariners Kllogjeri
Esat Malaj
Renaldo Kalari
Labinot Ibrahimi
Blerim Kotobelli
Idriz Batha
Lorenc Trashi
Rimal Haxhiu
Gerhard Progni
Lukas Cardoso
Alban Sulejmani
Bruno Telushi
Adem Maliqi
Realdo Fili
Jurgen Bardhi
Jasir Asani