Drejtori sportiv i Kartagjenës ka folur për situatën e Armando Sadikut. Breis është shprehur për mediat se sulmuesi shqiptar ka merkato, pasi zgjon interesin e ekipeve nga kampionate të ndryshme. Ai thekson se nëse në tryezë do të mbërrinte një ofertë e parefuzueshme, atëherë mund të kemi të bëjmë edhe me një transferim të Sadikut. Në Spanjë bëjnë me dije se deri më tani për lojtarin shqiptar ka interes nga kampionati arab.
“Është një lojtar që ka merkato dhe të jesh sulmues zgjon interesin e ekipeve nga kompeticione të ndryshme. Për momentin vazhdon të jetë i Kartagjenës dhe mua do të më pëlqente të vazhdonte të ishte deri në fund të sezonit. Nëse do të vinte një ofertë e parefuzueshme, si për lojtarin, ashtu edhe për klubin, do ta vlerësonim”, ka thënë Manuel Breis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/