Debutoi me gol dhe asist te kampionët e Rumanisë, agjenti tregon sulmuesin shqiptar jashtë fushe: Nuk ka shkuar kurrë në klub nate

Ermal Krasniqi hodhi hapin e madh në karrierë, duke u transferuar nga Ballkani në radhët e CFR Kluzhit në Rumani. Sulmuesi shqiptar nuk vonoi shumë të shfaqte potencialin e tij në ekipin e ri, teksa që në ndeshjen e tij debutuese arriti të shënonte dhe të jepte një asist. Ndërmjetësuesi në transferimin e tij në klubin rumun, Stefano Salvini, ka dhënë një intervistë për “Gazeta Sporturilor“, ku tregon më tepër detaje rreth personalitetit të Krasniqit. Salvini tregon se në mendjen e ish-lojtarit të Ballkanit vërtitet vetëm futbolli dhe asgjë tjetër. Madje kurrë në jetën e tij nuk ka parapëlqyer të kalojë kohë në klube nate për t’u argëtuar, pasi kërkon të tregojë profesionalizëm.

“Është një djalë i përpiktë. Është shumë i mirë. Për të vlen vetëm rutina shtëpi-stërvitje-ndeshje-shtëpi. Më ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë në ndonjë klub nate gjatë jetës së tij. Më tha se nuk i intereson jeta e natës dhe se dëshiron të jetë në versionin e tij më të mirë në futboll.

Kur i tregova rreth mundësisë që të vijë në Rumani, më tha menjëherë: “Po. Besoj te vetja ime dhe dua ta dëshmoj vlerën time jashtë zonës së rehatisë. Do ta shohësh se sa i fortë jam“. Është një djalë i drejtpërdrejtë. Po tregon se çfarë di të bëjë, pavarësisht se ka vetëm dy javë që është bërë pjesë e skuadrës së re. Është shumë i uritur. Nuk personifikohet me fjali të llojit: “Jam më i miri”. Është punëtor”, është shprehur Stefano Salvini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online