Nga Klaudio Ndreca
Erald Lakti është huazuar nga ekipi i Fiorentinës te Gubbio për të marrë më tepër minuta. Trajneri Montela i dha një mundësi futbollistit shqiptar në përgatitjet para sezonit të ri, madje duke luajtur edhe ndaj Arsenalit, por pa mundur që të qendrojë dhe të provonte shansin për debutimin e mundshëm në Seria A.
Tashmë Lakti është duke pritur rikthimin në shtëpi, për të qenë pjesë e Fiorentinës. Më herët e ka udhëhequr si kapiten tek të rinjtë, duke fituar edhe trofe. Por ka edhe disa interesime për këtë mesfushor, ndërsa një prej tyre që zbardhet është Peskara. Vetë drejtori i përgjithshëm Giorgio Repetto e ka pohuar se klubi i Serisë B është duke u interesuar për Erald Laktin, megjithëse nuk është duke e ndjekur vetë mbylljen e kësaj tratative. /Sport Ekspres/