Zbulohet çmimi i biletave për finalen e Champions League, por tifozët e Interit dhe Manchester City janë të pakënaqur me numrin e tyre

Është zbuluar çmimi përfundimtar, si dhe shpërndarja e biletave për finalen e Champions League. Tifozët nuk e kanë pritur shumë mirë këtë informacion të dalë së fundmi.

Siç dihet tashmë, Interi do të luajë në finale me Manchester Cityn, i cili eliminoi në gjysmëfinale kampionin aktual, Real Madrid.

Ndeshja do të luhet muajin e ardhshëm në Stamboll në stadiumin Ataturk, ku Liverpool dhe Milan luajtën finalen e famshme në vitin 2005.

Kapaciteti i stadiumit është 75.000 dhe është interesant fakti se përkundër gjithë kësaj, tifozët e Interit dhe Manchester Cityt marrin vetëm 19.926 bileta secili.

Sa i përket çmimeve të biletave, janë katër kategori dhe kategoria e biletave më të lira është 70 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta është 688 euro. Janë edhe dy kategori të tjera, secila nga 179 euro dhe 488 euro. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online