Zbulohet arsyeja e grindjes, drejtori sportiv i PSG do të largojë Neymar me çdo kusht

Situata në PSG nuk është aspak e mirë. Pas Kupës së Botës në Katar, skuadra po luan shumë keq dhe goditja e fundit e madhe që mori ishte humbja nga Bayern në Champions League, para së cilës Neymar zbuloi se ka pasur mosmarrëveshje me drejtorin sportiv Luis Campos.

Pas humbjes ndaj Monakos dhe para humbjes ndaj Bayernit, Neymar pranoi se Luis Campos vizitoi dhomën e zhveshjes dhe se kishte disa argumente dhe mosmarrëveshje.

“Ka pasur një debat, ne nuk ramë dakord për disa gjëra. Ne u grindëm, por kjo ndodh gjithmonë. Unë debatoj edhe me të dashurën time, kështu që le të vazhdojmë të jemi bashkë”, tha Neymar dhe shtoi:

“Futbolli nuk është vetëm dashuri, ndonjëherë ju luftoni për t’u përmirësuar. E vërteta është se ne nuk ishim mirë dhe se PSG nuk është mësuar të humbasë.”

Në fund të fundit, mediat franceze zbulojnë në fakt arsyet pse futbollisti brazilian dhe drejtori sportiv i PSG-së nuk janë në marrëdhënie të mira dhe bëhet fjalë për egon e dëmtuar të Neymar.

Në të njëjtën kohë, drejtori sportiv synonte të bënte disa ndryshime në skuadër, një prej të cilave do të ishte edhe largimi i Neymar.

Megjithatë, braziliani nuk u largua nga PSG, por Campos nuk dorëzohet dhe dëshiron që Neymar të largohet në fund të këtij sezoni. Kjo është arsyeja pse ylli amerikano-jugor nuk e duron dot drejtorin sportiv të klubit dhe kjo ndihet plotësisht në dhomën e zhveshjes së skuadrës, raporton L’Equipe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online